Real Madridi e mbylli vitin 2019 në vendin e dytë në La Liga pas Barcelonës kryesuese.

Madrilenët kanë qenë të pafat në 3 barazimet e regjistruara këtë sezon ku mund të kishin marrë të paktën 7 pikë më tëpër. Pengesë për ekipin e Zinedine Zidane janë bërë shtyllat. Me pak më shumë fat, Madridi do t’i kishte fituar dy pikë më shumë ndaj Real Valladolid (1:1), Villarreal (2:2), Barcelona (0:0) dhe Athletic (0:0) dhe një pikë tjetër ndaj Mallorca (1:0).

Karim Benzema ka qenë më i pafati, pasi ka goditur shtyllën pesë herë, i ndjekur nga Jovic me dy herë. Në anën tjetër, shtylla nuk i ka ndihmuar Thibaut Courtois dhe Areolas në portë, pasi kundërshtarët e tyre e kanë goditur atë vetëm një herë.

/Ora News.tv/