Një grua është penduar për situatën që është krijuar mes saj dhe bashkëshortit. Pavarësisht se e kapi disa herë duke e tradhtuar, ajo dëshiron të kthehet me të. Fëmijët mendojnë se është cmendur dhe janë mërzitur me të, prandaj i ka dërguar letër psikologes Deidre që të marrë këshilla për zgjidhjen e kësaj situate.

Letra: Pasi bashkëshorti im pranoi që më kishte tradhtuar me kolegen dhe kishte paguar një grua për marrëdhënie seksuale, e nxorra jashtë.

Unë jam penduar, por fëmijët e mi të rritur mendojnë se jam cmendur. Unë jam 55 vjece, ai është 58 dhe ne kishim 20 vite martesë.

Ai është menaxher në një firmë të madhe. Vitin e kaluar, shoqja ime e ngushtë e pa në kinema me një grua tjetër dhe ishte e qartë se kishin dicka. U përballa me të por mu deshën disa javë para se të tregonte të vërtetën.

Vajza me të cilën më tradhtonte ishte në të 20-at. Dy muaj më parë, e lashë të kthehej në shtëpi pasi asnjëri prej nesh nuk donte ti jepte fund martesës, por ai vazhdoi ende me zakonin.

Ai thotë se unë nuk bëj një tentativë për ta kuptuar. Ndiej sikur kam ndryshuar shumë dhe komunikojmë më mirë, por nuk kemi bërë seks. Ai betohet se nuk ka parë porno dhe nuk takohet me dikë tjetër për seks por besimi im është thyer.

Kujtimet e bukura të familjes janë zhdukur. Fëmijët e mi, jo të atij, janë të shkatërruar. A kanë të drejtë ata që mendojnë se jam e cmendur që dua ta fal?

Deidre: Kjo varet nëse të dy jeni përgatitur që të jeni të sinqertë me njëri tjetrin dhe të rifitoni besimin.

Ai të tradhtoi dhe të akuzon se nuk e kupton? Kjo duket si një shaka ironike. Tradhtia e përsëritur tregon se individi ka probleme me seriozitetin në marrëdhënie.

Thojini se do të vazhdoni të përpiqeni por keni nevojë për ndihmën e këshilltarit për të siguruar që të arrini në fund të problemeve, në mënyrë që ato të zgjidhen. 

/Ora News.tv/