E përditshmja italiane "Corriere della Sera" ka përcjellë sot ngjarjen e veçantë të shqiptarit, Edri Begaj, sot 32 vjeç që pas 12 vitesh ka vendosur të kërkoj drejtësi e të padis shkollën ku ai ka kryer studimet e ciklit të mesëm duke kërkuar një dëmshpërblim prej 400 mijë euro.

Motivi është sepse 12 vite më parë për rendiment të ulët në mësime, stafi pedagogjik i liceut "Città di Piero della Francesca"  në provincën e Arezzos, vendosi që Endri Begaj të mos merrte pjesë në një ekskursion jashtë shkollor, në Amsterdam.

Sipas shqiptarit ky vendim i ka shkaktuar një traumë psikologjike si dhe një ndjenjë  të fortë diskriminimi që ka kushtëzuar dhe aksionet e mëparshme në raportin mes tij dhe shkollës, e që ka çuar deri në dëbimin e tij nga procesi mësimor.

I mbrojtur nga avokati, Gabrele Magrini, sot 12 vite më vonë , shqiptari Endri Begaj i kërkon liceut "Città di Piero della Francesca"  një dësmshpërblim prej 400 mijë euro.

Kërkesa e tij për të rihapur procesin gjyqësor, është pranuar nga Gjykata Italiane e Apelit e cila ka ngarkuar me këtë çështje Gjykatën Civile të Arezzos. Seanca e parë e këtij procesi gjyqësor pritet të mbahet në vitin 2020.

/Ora News.tv/