Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu sollën dje bashkëpunimin e ri muzikor. “M’ke harru” titullohet kënga që ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut.

Për tekstin e këngës, i cili flet për një femër që ka harruar dashurinë, ka punuar edhe nëna e Ledri Vulës.

Kjo është hera e parë që vëmë re se Xheraldina përfshihet seriozisht në projektet e djalit. Ajo e ka mbështetur gjithmonë karrierën e Ledrit, por askush nuk e dinte këtë talent.

Ndër të tjera, pritet që ky duet të jetë suksesi i rradhës për dy artistët. Mbase në të ardhmen do kemi sërish tekste të Xheraldinës në këngët e Ledrit.

/Ora News.tv/