Një nënë 25 vjeçare është mbyllur në banjon e saj për tre vjet dhe është ndaluar ti shikojë fëmijët e saj pasi ajo ka lindur një vajzë. Gruaja është gjetur me thonj të rritur, me flokë të ngjitura dhe me rroba të leckosura si dhe ajo nuk mund të hapte sytë në dritën e diellit. Gjendja e saj ishte aq e rënduar nga izolimi total që i ishte bërë, por pas vjetësh ajo ka qarë kur vajza e saj nuk e ka njohur. Ajo ka raportuar se është keqtrajtuar nga të afërmit e burrit pasi dhuratat që i kishin sjellë prindërit e saj nuk ishin të mjaftueshme sipas zakoneve indiane. Por pasi gruaja ka lindur vajzën është kyçur në banjo duke mos dalë për 3 vjet të tërë. Pas një lajmërimi në polici, oficerët kanë ndërhyrë duke e marrë gruan për ta çuar në një qendër përkujdesjeje.

/Ora News.tv/