E kërkonin Barcelona e Dortmund, talenti gjerman i befason të gjithë me ekipin e ri

Interesi i dy gjigantëve të futbollit Europian nuk e ka tunduar aspak Karim Adeyemi.

Sulmuesi 18-vjeçar kishte përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës dhe Borussia Dortmund, por kjo nuk e bindi për të ndryshuar ambient. Talenti gjerman që aktivizohet në formulën e huazimit te Liefield nga Salzburg ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me gjigantin austriak.

Adeyemi ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, me kontratën që i skadon në verën e vitit 2024.

"Unë mendoj se Salzburgu më përshtatet me të vërtetë. Është një qytet dhe një klub i madh. Këtu mund të zhvillohem aq mirë sa është e mundur. E kam diskutuar situatën me familjen dhe kam vendosur që të qëndroj këtu. Tani jam me të vërtetë i kënaqur dhe që gjithçka ka funksionuar aq mirë edhe nga ana e klubit," tha Adeyemi për faqen zyrtare të klubit.

Adeyemi, i cili ditën e sotme festoi edhe ditëlindjen e tij të 18-të është pjesë e kombëtares së Gjermanisë U-17 dhe shumë shpejt mund ta shikojmë me atë A.



EMISIONET