E kërcënoi Albin Kurtin, Haxhi Hoti rikthehet në burg

E kërcënoi Albin Kurtin, Haxhi Hoti rikthehet në burg

Haxhi Hoti i cili javë më parë përmes një shkrimi në Facebook ka kërcënuar Albin Kurtin, është kthyer në paraburgim.

Zëdhënës i Gjykatës së Apelit Arbër Jashari, për Indeksonline tha se ai është ndaluar në arrest për 30 ditë pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari.

Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, kishte thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.


EMISIONET