E gjithë vëmendja te të prekurit nga tërmeti, Meta tregon kur do mbahet tubimi për demokracinë

E gjithë vëmendja te të prekurit nga tërmeti, Meta tregon

Presidenti, Ilir Meta, deklaroi sot nga Kruja se tubimi në mbrojtje të demokracisë i planifikuar më 8 dhjetor do të bëhet kur qytetarët ti kthehen normalitetit.

Meta: Përpjekjet konkrete duhet të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e kordinimit të të gjitha institucioneve me pushtetin vendor dhe komunitetet e prekura për të arritur zgjidhjet më optimale sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti mbron Kushtetutën çdo vit, por tani është koha për të bërë çdo gjë që vendi të rikthehet në normalitet sa më shpejt dhe kjo do të ndodhë kur të gjithë banorët ti kthehen normalisht jetës së tyre të para 26 nëntorit.

Deklaratën Meta e bëri pasi vizitoi kalanë e Krujës, e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Presidenti është futur brenda Kalasë për të parë nga afër dëmet që ajo ka pësuar.

Meta: Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare.


EMISIONET