E fshehu në xhepin e xhupit, 35-vjeçari tenton të fusë heroinë në burgun e Fushë-Krujës

E fshehu në xhepin e xhupit, 35-vjeçari tenton të fusë

Një 35-vjeçar ka tentuar të fusë heroinë në burgun e Fushë-Krujës.

Durrsaku me iniciale A. N, kishte futur 10 gram heroinë në xhepin e një xhupi.

“Gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, u kap kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi,"-njofton policia.

Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg".

EMISIONET