E frikshme, vajza luan me kukullën në cepin e ballkonit

Ky është momenti i frikshëm kur një vajzë e vogël po luante me një kukull në cepin e një ballkoni në katin e katërt.

Vajza shihet në ballkon pranë një dritareje duke luajtur rreth e përqark dhe në disa raste nxjerr duart jashtë ballkonit.

Dëshmitarët kapën incidentin në kamera në vendpushimin bregdetar të Vina del Mar në rajonin qendror kilian të Valparaisos.

Për fat të mirë vajza u kthye brenda në shtëpi pa pësuar dëmtime.



EMISIONET