Forma në fushë nuk është e mirë, por te Napoli shpresojnë që ta rregullojnë të paktën në merkato.

Klubi napoletan ka nisur negociatat për të "blinduar" sulmuesin, Dries Mertens. Sipas "Corriere dello Sport", Napoli tenton që ta bind belgun që të mos largohet nga "San Paolo".

Mertens është futur në muajit e fundit të kontratës me Napolin, teksa në merkaton e verës mund të largohet me parametra zero. Napoli ka ofruar një ofertë deri në qershorin e vitit 2022, me 32-vjeçarin që do të përfitojë 4.2 milionë euro në sezon.

Sulmuesi ndodhet te Napoli prej vitit 2013, ku u transferua nga PSV. Në të shkuarën, belgu është aktivizuar me skuadra si Gent, AGOVV dhe Utrecht.


/Ora News.tv/