E ftuar në emisionin “ Mos i fol shoferit” ja qenë gazetarja e njohur Gerta Gixhari e cila ka folur më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Kjo ka qenë një nga daljet e saj të rralla në një emision ku pranon të intervistohet.

Gjatë intervistës ajo kujton me nostalgji kohën kur ka qenë gazetare politike dhe shprehet se ka qenë një periudhë shumë e bukur për të. Madje Gerta shprehet se që në moshë shumë të vogël ka qenë gazetare tereni dhe e di shumë mirë se çfarë loje bëhët në politikë.

Rudina Dembacaj: Sa e vështirë është të jesh gazetare politike, si është të merresh me politikanët shqiptarë?

Gerta Gixhari: Në kohën kur unë kam qenë gazetare politike për mua ka qenë shumë e bukur. Unë edhe pse tani kam një emision krejt ndryshe nga politika vazhdoj ta ndjek, nuk shkëputem dot. Që e vogël kam qenë në zhvillimin e ngjarjeve, i kam ndjekur nga afër, i kam ditur edhe prapaskenat se çfarë ka ndodhur, pavarësisht se jo të gjitha janë thënë në ekran dhe tani e di shumë qartë se çfarë loje bëhet. 

/Ora News.tv/