E dashura e Paul Pogba në stadium për ndeshjen e Francës, çifti drejt martesës

E dashura e futbollistit Paul Pogba ka nxitur thashethemet se çifti është fejuar.

Maria Salaues u shfaq në stadium për të ndjekur ndeshjen Francë-Danimarkë, por ajo çfarë ra në sy ishte një unazë që mbante në gishtin e fejesës.

23-vjeçarja boliviane ishte në ndeshjen finale të grupit së bashku me nënën e Pogba, Yeo si edhe miqtë e tyre.

Salaues dhe Pogba filluan të dilnin më shumë se një vit më parë dhe dolën publikisht gjatë festës së yllit të Manchester United në Los Anxhelos.

Maria më parë ka qëndruar në Miami ku ka zhvilluar karrierën si modele.

EMISIONET