E bujshme nga Italia, Milan mendon për ish-trajnerin e Interit

E bujshme nga Italia, Milan mendon për ish-trajnerin e Interit

Humbja në derbi, 2-0 ndaj Interit ka lëkundur jo pak pozitat e Marco Giampaolo në pankinën e Milanit.

Tekniku 52 vjeçar nuk ka arritur të marrë më të mirën nga kuqezinjtë, të cilët në 4 javët e para kanë grumbulluar vetëm 6 pikë. E me një ecuri të tillë, drejtuesit e Milanit besohet se kanë nisur punën për të gjetur një pasues të tij.

Emrat në tavolinën e Elliott besohet të jenë të shumtë, por "Tuttosport" beson se ai i duhuri vjen nga organika e kushërinjve, Interi. Sipas të përditshmes torineze, në rast se Milani vendos të shkarkojë Giampaolo do të hidhet në sulm për trajnerin toskan, Luciano Spalletti.

60 vjeçari nga Certaldo është aktualisht një trajner i lirë, por ende nën kontratë me zikaltërit. Largimi i tij nga Inter erdhi një vit para skadimit të kontratës dhe emërimi i Antonio Contes e spostoi në një pozicion pritje.

Gjithsesi, rroga që merrte te Interi është ende aktive dhe për këtë fakt, Spalletti nuk nxitohet. Megjithatë, idea për të marrë drejtimin e Milanit pritet ta tundojë edhe pse fillimisht duhet pritur shkarkimi i Giampaolo.  

EMISIONET