Milan nuk është skuadra e vetme e interesuar për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës duket se e ka caktuar tashmë të ardhmen.

Konfliktet e fundit me tifozët dhe trajnerin, Unai Emery e kanë larguar nga "topçinjtë" që kanë nisur të gjej një "strehë" për të. Milan është ajo më e interesuar, por "Sky Sport Deutschland" pohon se në garë për Xhakën është edhe Interi.

Pra, sipas mediat gjermane do të kemi një "Derby Madonnina" edhe në merkato. Formula e transferimit të Xhakës në Milano pritet të jetë ajo e huazimit në merkaton e janarit me të drejtë blerje në verë.

/Ora News.tv/