E bujshme, Milani ka gati 40 milionë euro për shqiptarin problematik

E bujshme, Milani ka gati 40 milionë euro për shqiptarin problematik

Granit Xhaka nuk është më i preferuar tek skuadra e Arsenalit pas episodit që ndodhi disa ditë më parë. 

Sharjet e shqiptarit dhe heqja e bluzës me agresivitet ka bërë që mesfushori të përfundoi në merkato. Mediat angleze bëjnë me dije që mesfushori shqiptar është në radarin e Milanit. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë shifrën e 40 milionë eurove për shërbimet e tij.

Sipas “Daily Express”, 27-vjeçari shihet si lojtar kyç për mesfushën e Milanit, ndaj kanë nisur të lëvizin “gurët” për shërbimet e tij. Incidenti me tifozët dhe përplasja me trajnerin Unai Emery ka rritur kuotat e Xhakës për t’u larguar nga “Topçinjtë” e Londrës.

Gjithashtu, raportohet se dhe për takimin e radhës, ai nuk do të grumbullohet nga tekniku i Arsenalit.

EMISIONET