E bujshme/ Juve ofron Dybalën dhe dy futbollistë për "yllin" e Tottenham

E bujshme/ Juve ofron Dybalën dhe dy futbollistë për

Juventusi këtë sezon do të mundohet të fitoi gjithçka pasi është një skuadër e "frikshme" në çdo aspekt sportiv. 

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri aktualisht kryeson kampionatin italian dhe ndodhet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Ndërkohë që bardhezinjtë vijojnë me rezultatet pozitive, drejtuesit e klubit punojnë po punojnë që në këtë merkato janari të ofrojnë futbollistë cilësor. 

Sipas medias spanjolle “Radio Katalonja”, Juventusi ka piketuar Harry Kane si njeriun që do të pasoi Cristino Ronaldon  dhe do të garantoi vijimësinë në repartin e sulmit. Sipas transmetuesit katalanas, drejtuesit e klubit londinez pas disa dëmtimeve të shumta të Kane janë të gatshëm që ta shesin yllin e tyre në këmbim të 160 milionë eurove. 

Ndërkohë Juventusi për të bindur klubin anglez janë të gatëshëm që në tratativa të fusin edhe Paolo Dybalën, Emre Can dhe Adrien Rabiot.

EMISIONET