E bujshme/ Gjiganti europian kërkon shërbimet e Gentian Selmanit

E bujshme/ Gjiganti europian kërkon shërbimet e Gentian Selmanit

Karius nuk bind dhe Besiktas hedh sytë nga portieri i kombëtares shqiptare.

Kampionët në fuqi të Superligës turke kanë nevojë për të përforcuar repartin ekstra-difensiv dhe një kuqezi ështa gati që të transferohet në Stamboll.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, me ish gardianin e Laçit që gjendet në krye të listës së dëshirave të Besiktas. 21-vjeçari po tregon një formë fantastike në këtë gjysmë të parë të sezonit me Menemenspor, çka ka tërhequr vëmendjen e gjigantit turk.

Besiktas nuk është bindur nga cilësitë e Karius, me Liverpool që kërkon 8 milionë euro për ta lënë të lirë gjermanin. E në të tilla kushte, Besiktas ka kërkuar informacion për portierin e kombëtares shqiptare. Selmani u transferua në verën e këtij viti në Ligën e Parë të futbollit turk, duke bindur te Menemenspor.

Skautë të shumtë të Besiktas e kanë ndjekur nga afër paraqitjen e 21-vjeçarit, që duket se e ka kyçur portën në 6 takimet e fundit. Vetëm një gol i pësuar mund ta kthejë monitorimin e Besiktas në favor të Selmanit, i cili mund të vishet bardhezi që në merkaton e janarit.


EMISIONET