Paris Saint Germain mendon për të ardhmen.

Gjiganti francez po shkëlqen në Ligue 1, duke mos diskutuar asnjë prej kundërshtarëve në elitën e futbollit transalpin.

Kreu i renditjes nuk vihet aspak në dyshim, por synimet e PSG-së janë në Europë. Ecuria në UEFA Champions League do të vendos fatet e liderve të Ligue 1 dhe konkretisht të trajnerit, Thomas Tuchel.

Nën drejtimin e gjermanit, PSG bind vetëm në kampionat dhe drejtuesit janë gati të gjejnë një tjetër "timonier".

Siç raporton "Foot Mercato", PSG e ka identifikuar trajnerin e ri dhe ka nisur kontaktet me Carlo Ancelottin. Italiani është nën presion te Napoli dhe rezultatet negative të marra së fundmi pritet të sjellin "divorc".

E pikërisht nga kjo situatë tenton të përfitojë PSG, që dëshiron të pronotojë Ancelottin për sezonin e ardhshëm. Ky do të ishte një rikthim për "Don Carlon" në "Parc des Princes", i cili i drejtoi francezët mes viteve 2011-2013.

/Ora News.tv/