E bujshme/ Arlind Ajeti pranë klubit shqiptar

E bujshme/ Arlind Ajeti pranë klubit shqiptar

Pas Valon Ahmedit, Shkëndija e Tetovës shënjestron një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, i cili mbetet një profil mjaft i pëlqyer te klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Lajmin e bën të ditur "infOSport.mk", që zbulon se qendërmbrojtësi ka përfunduar në lupën e kuqezinjve.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut zyrtarizuan së fundmi mbrojtësin sllovak, Jan Krivak dhe me afrimin e mundshëm të Ajetit do të ndërtonin një "digë" të vërtetë në prapavijë.

Aktualisht, Ajeti është një lojtar i lirë, çka e ka kthyer edhe në objektivin e skuadrës së Superligës Shqiptare, Tiranës. 24-herë kampionët e vendit e duan me patjetër në skuadër 26-vjeçarin, por futja në garë e Shkëndijës mund t'i prishë planet e Ajetit.

Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ishte pjesë e skuadrës zviceriane të Grashopers, aty ku u transferua nga kampionati italian, ku për disa vite me radhë mbronte ngjyrat e Frosinones, Crotones dhe Torinos. Karrierën e tij, Ajeti e nisi me ekipin e Baselit, aty ku hodhi edhe hapat e para si futbollist.

EMISIONET