Dyshohet se mbollën kanabis, arrestohen dy persona në Memaliaj

Dyshohet se mbollën kanabis, arrestohen dy persona në Memaliaj

Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kultivuan  60  kubikëve me fara kanabis në fshatin Buz të Memaliaj.

Në pranga ranë 25 vjeçari me iniciale H.C., dhe 47-vjeçari  me iniciale B.C.

"Në Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60  kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz,"-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për kryeplakun e fshatit Buz, me inciale G.Ç.

Policia ndërmori edhe dy aksione të tjera në Gjirokastër ku u arrestuan dy të rinj.

Në pranga ra 20-vjeçari me iniciale A. Q., banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Ndërsa në Përmet u arrestua 30-vjeçari me iniciale A. Xh.,pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

EMISIONET