Një sherr mes tre personave ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës, ku dy vëllezër kanë rrahuar një 40-vjeçar.

Policia thotë se "në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit O.M".

Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/Ora News.tv/