Dy shqiptarë kapen në Britani me 3 mln paund kanabis në shpellë

Dy shqiptarë kapen në Britani me 3 mln paund kanabis në

Dy shqiptarë u kapën me një fermë kanabisi më shumë se 1 milion paund në një minierë të braktisur në Bradford në Avon të Britanisë. Ata janë burgosur për 18 muaj.

Alksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39 vjeç, kishin mbjellë qindra bimë në fermën nëntokësore në mënyrë të sofistikuar.

Nëse të gjitha bimët e kultivuara në minierën e braktisur do të shiteshin në tregun me pakicë, atyre do t'u sillte 3 milion paund fitime.

Pasi u pikas nga një eksplorues shpellash në shtator, policia shkoi në në Bethel Quarry në Bradford, duke organizuar operacion të gjerë kundër kanabisit.

Brenda minierës së thellë prej 50 metrash, e mbyllur me dyer të mëdha metalike, u gjetën 14 tenda të shpërndara.

Brenda ambientit kishte një pishinë plastike që siguronte ujë për bimët dhe madje edhe një palestër të improvizuar, kështu që punëtorët të mund të kryenin stërvitje. Ata paguheshin 100 paund në ditë.  

Megjithëse ata thanë se ishin të mbyllur, duke ngrënë vetëm 'fasule dhe birrë' për të jetuar.

Colin Meeke, që ka hetuar rastin, i tha gjykatës së Swindon se kishte gjithashtu dhoma tharje dhe një strukturë që përdorej për të strehuar dy burrat.

Operacioni u zbulua në shtator nga një "eksplorues urban" që kishte vizituar shpellën që nga viti 2015, kur ishte bosh.

Megjithëse u gjetën vetëm 598 bimë, mendohet se aktiviteti është zhvilluar për tre vite resht.

Gerard Hillman, avokati i Shytit, tha se dy burrat hynë në Britani të Madhe në anën e pasme të kamionëve dhe klienti i tij kishte një grua dhe tre fëmijë në shtëpi.

Laura Holknell, avokati i Dedës tha se ai kishte ardhur në Britani për të siguruar para për gruan dhe dy fëmijët e tij në Shqipëri.

EMISIONET