Gripi "gjunjëzon" Kukësin, Pediatria vetëm me dy mjekë

Gripi "gjunjëzon" Kukësin, Pediatria vetëm me dy

Mesatarisht 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën pediatrike të Spitalit Rajonal të Kukësit, të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.

Por mjekët nuk flasin për situatë alarmante.

Pjesa më e madhe merr ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme dhe trajtohet në shtëpi. Vetëm rastet më të rënda shtrohen në spital.

Këto pamje tregojnë fluksin e pazakontë që nga ana tjetër nxjerr në pah problematikën e mungesës së mjekëve specialistë.

Pediatria ka vetëm dy mjekë nga 4 që ishin dikur. Ndaj urgjenca mbulohet edhe nga mjekët pediatër të Maternitetit të Kukësit.

Ndërkohë në Kukës janë evidentuar edhe dy raste të fëmijëve të prekur nga fruthi.

EMISIONET