Dy presidentë diskutojnë për zgjidhjen e krizës politike, Meta takon Meidanin

Dy presidentë diskutojnë për zgjidhjen e krizës politike,

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ish-Presidentin Rexhep Mejdani për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.

"Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale", shkruan Meta në Facebook.

Takimi është konsultativ dhe vjen menjëherë pas konsultimeve që kreu i shtetit bëri me opozitën.

Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nga ana e tij, Lulzim Basha, tha se platforma e opozitës për reformën zgjedhore do të bëhet publike javën e ardhshme.

Lexoni me shume: 

Meta “njësh” me opozitën: Nuk lejojmë puç kushtetues, zgjedhje të parakohshme

EMISIONET