Dy pistat e hetimit për atentatin ndaj Emiljano Boçit, pritet dëshmia e shokut të tij

Dy pistat e hetimit për atentatin ndaj Emiljano Boçit, pritet

Vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe dëshmia e personit të plagosur duket se janë shpresat e policisë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 14 janarit 2018 pranë ish parkut të autobusëve në Tiranë.

Policia pritet të marrë në pyetje Melvi Disha, shokun  e Emiljano Boçit i cili mbeti i plagosur në atentat.

Nga ana tjetër e dashura e 32 vjeçarit e cila mësohet se ka qenë bashkë me të dhe fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin.

Hetuesit thanë se gjatë marrjes në pyetje ajo ka qenë në gjëndje të rënduar.

Autori i cili dyshohet se ka qenë person i vetëm ka studiuar hodhësisht lëvizjet e 32 vjeçarit pasi ai frekuentonte vetëm zonën ku banonte.

Dy pistat e hetimit

Hetimi për vrasjen është shtrirë në dy pista. 

E para ajo e hakmarrjes pas një konflikti banal në vitin 2010 ku mbeti i plagosur 32 vjeçari. Boçi dhe një mik i tij u plagosën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën pas një sherri banal të nisur në një lokal nga zona e Selitës.

Në përplasje Treska u plagos rëndë ndërsa humbi shikimin në njërin sy. Boçi në atë kohë u dënua për tentativë vrasjeje dhe para dy vitesh doli nga burgu.

Pista e dytë për policinë është prishja e pazareve të drogës. Pas marrjes së të dhënave nga autoritetet gjermane mësohet se Boçi ka qenë nën hetim  për trafik nartkotikësh. Sipas hetuesve ai lëvizte shpesh mes Gjermanisë dhe Holandës ndërsa dyshohet se aktivitet kryesor kishte trafikun e drogave të forta.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 25 persona të afërm të 32 vjeçarit por dhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Lexoni me shume: Kush eshte 32 vjeçari me dy emra i cili u vra ne Tirane


EMISIONET