Shqiptari vritet në një atentat në Itali, dyshohet për një vajzë

Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).

I riu identifikuar si Viktorian Picaku, 24 vjeç është një djalë shqiptar që prej kohësh jetonte në këtë provincë.

Vrasja ndodhi në një moment kur sheshi ka qenë i mbipopulluar me fëmijë, familjarë dhe të rinj.

Kamerat filmuan momentin

Ka qenë ora 21:30 sheshi ishte i mbipopulluar. 

Dy persona me motor Vespa, ngjyrë të zeza, mbërritën në shesh dhe brenda pak sekondash qëlluan 4 plumba drejt Viktorit. Siç tregojnë kamerat, vrasja nuk ka qenë e rastësishme, por 24-vjeçari ka qenë objektivi i qartë i tyre. Plumbat e kanë kapur në mushkëri dhe kokë.

Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 24-vjeçari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda  duke humbur jetën aty mes njerëzve që ndodheshin rastësisht në shesh dhe mikut të tij që ulërinte nga dëshpërimi.

 Hetimet

Hetimet e para zbardhin se atentatorët kanë dashur vetëm ta trembin me një paralajmërim por plumbat kanë qënë vdekjeprurëse per shqiptarin, informon gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi. Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.  Picaku kishte precedent penal për krime të vogla.



EMISIONET