Dy ndeshje në formacion, Bare fiton komplimentet e teknikut

Dy ndeshje në formacion, Bare fiton komplimentet e teknikut

Momente të mira për lojtarin e kombëtares shqiptare, Keidi Bare.

Tashmë komplimentet për futbollistin vijnë pas dy ndeshjeve në formacionin bazë të ekipit të Malagës dhe konkretisht nga trajneri  Juan Ramon Lopez Muniz, i cili vlerëson shpirtin e garës së lojtarit fierak.

Tekniku iberik Muniz ka një parim thelbësor në punën e tij: luan ai që e meriton. Meritokracia mbi të gjitha. E teksa në skuadrën e Malagës ka dëmtime të cilat zgjasin, Bare është gati për të dhënë më të mirën e tij në fushë. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Muniz ka folur me superlativa për futbollistin e kombëtares kuqezi.

"Kur flasim për një futbollist të konsideruar si lojtar stoli dhe e shikojmë që nga minuta e parë në fushë, ku jep më të mirën nga vetja, atëherë ne do i japim një respekt lojtarit. Natyrisht Bare ka zhvilluar dy ndeshje mjaft të mira. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij. Ai e ka fituar gjithçka vetë dhe ka pasur një performancë fantastike. Bare ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë javës. Në stërvitje ai ka bërë diferencën, prandaj është futur edhe në formacion. "-tha mes të tjerash Muniz.

Malaga renditet në vendin e parë të La Liga2 në Spanjë, ku po bën një sezon për tu admiruar.

EMISIONET