Dy institucione shkelën ligjin? Përgjigjet Memçaj: Ja e vërteta e emërimit tim Prokurore

Dy institucione shkelën ligjin? Përgjigjet Memçaj: Ja e

Fatjona Memçaj, e cila aktualisht mban detyrën e Prokurores së Apelit është emëruar në këtë detyrë mes debateve, pasi ka pretendime se është shkelur ligji. 

Një gjë të tillë ia vuri në dukje edhe KLP, ku një prej anëtarëve e pyeti se çfarë e bën të jashtëzakonshme profilin e saj që Prokurori i Përgjithshëm e propozoi dhe Presidenti e dekretoi. 

Në përgjigje, Memçaj tha se në rastin e saj nuk është shkelur ligji dhe ajo që pretendohet është çështje e interpretimit të ligjit.

Pyetja: E kisha përgatitur pyetjen, por erdhët tek pyetja vetë dhe po e lidh me tre fjalitë e fundit që thatë: Nuk shkel ligjin, e dyta lakuat fjalën diskriminuese dhe fjalën favorizuese që në këtë rast janë mbiemra. Po shikojë CV tuaj dhe nga një llogari që në fakt do jete pyetja ime dhe që ju do të përgjigjeni del që emërimi ku jeni sot ka detyruar dy institucione Prokurorin e Përgjithshëm dhe Presidentin të shkelin ligjin duke ju emëruar ju. Sepse ju nuk i plotësonit 7 vjet për tu emëruar si prokurore. Çfarë mendoni për veten tuaj, që dy institucione kanë shkelur ligjin duke ju emëruar ju? Dhe e dyta mendoj ka ndonjë vlerë të jashtëzakonshme profili ju që këto dy institucione kanë arritur e para t'ju propozojë dhe e dyta t'ju dekretojë.

Memcaj: Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin  sesi ju si e keni parë këtë shkelje ligji që ju e pretendoni

Për mua nuk ka patur shkelje ligji

Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP e kohës që ka qenë i përbërë nga prokurorë të të tri niveleve. Zotërinj me eksperiencë në detyrë dhe nuk janë nga ata që shkelin ligjin.

Kam  marrë 5 vota na 6 vota.

Mbi këtë votim që është bërë në këtë votim ja propozuar nga prokurori i përgjithshëm i kohës tek presidenti, që në këshill ka pasur përfaqësuesin e vet.

Presidenti i Republikës ka dëgjuar të gjithë çfarë është diskutuar në Këshill dhe ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë.

Shkak pse ka ekzistuar kjo gjë që ju thoni e keni dëgjuar dhe ndjekur janë shkaqe të tjera dhe s'kanë të bëjnë me ligjshmërinë e emërimit dhe me ligjshmërinë e atyre individëve që më kanë emëruar.

Jam shumë ë sigurt që për hatrin tim as për profilin tim nuk do të kishin shkelur ligjin. Pra nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit që thashë është bërë nga ana e këshillit dhe në vlerësimin tim e duhur dhe në vlerësimin e dikujt tjetër në mënyrën si ai e ka gjykuar. 

EMISIONET