Edhe pse të pakënaqura me buxhetin dhe personelin 2 muaj me parë, 2 drejtueset e Komisioneve të Vetingut, kanë ndryshuar qëndrim. Genta Bungo kryetare e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tha në komisionin e ligjeve se ky buxhet është i mjaftueshem për të kryer procesin e vettingut, qe tashme ka nisur.

Bungo: Vettingu ka filluar dhe të 12 komisionerët janë në punë. Në momentet që po flasim po mbyllen procedurat e rekrutimit të stafit. Po këta që kemi sot të planifikuar për të filluar punë na dalin.

Ndërsa Natasha Mulaj, kryetare e Komisionit të Apelimit, edhe pse e pa të arsyeshme shtimin e personelit, tha se do të niset njëherë nga puna dhe më pas sa herë të jete nevoja do të vijë në komision për të kërkuar më shumë buxhet.

Mulaj: Sot jemi përpara një strukture të miratuar, po bëjmë një pr/buxhet mbi këtë strukturë të miratuar. I kemi ndarë edhe me zëra. Unë e kam kurajon dhe do të vij prap këtu që të kërkoj shtesë strukturë.

Kjo procedure u pa si shkelje e privatesise  dhe ndërhyrje e qeverisë në procesin e vetingut të cilët e konsideruan të pamjaftueshem buxhetin për të kryer rivleresimin e gjyqtarëve.

Alibeaj: Që të jenë të pavarur do të duhet ta kryejnë funksionin, shërbimin sipas kërkesave të tyre.  Duhet të ndihen ata mirë, që do të thotë është e papranueshme psikoza që zonjat dhe zotërinjtë sa herë të kenë nevojë të vijnë të trokasin në dyert e parlamentit.

Bylykbashi: Me këtë që keni këtu edhe pse ju jeni dakord, unë mendoj që kjo është e pamjaftueshme dhe për rjedhojë edhe vettingu nuk fillon nga rekrutimi i stafit, do të fillojë nga ata kur të ulen përpara jush gjyqtarët dhe prokurorët.

Relatori i buxhetit, Bashkim Fino u përgjigj se ky buxhet është paravebdosur dhe nuk cënon veprimtarinë e këtyre komisioneve.

Fino: Ne po themi që këto institucione janë krijuar dhe kanë miratuar një strukturë. Ne kemi miratuar si qeveri fondin e pagave, sigurimet shoqërore, shpenzimet operative mëse të nevojshme. Të vetmin zë që nuk kemi miratuar sepse duam të koordinojmë është është çështja e investimeve. Investimet i kimi lënë me koshiencë zero.

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe pranoi edhe kerkesen e KQZ per dhënien e një magazine për të mbajtur materialet zgjedhore.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/