Fillon hakmarrja, dy baza ajrore amerikane në Irak sulmohen me raketa balistike

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga 22 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA. Ndërsa televizioni shtetëror iranian tha  se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se sulmet në perëndim të Bagdadit kishin për objektiv bazat e Irbilit dhe Al-Asadit.

"Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e Soleimani. Por Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif reagoi më vonë në një deklaratë në Tëitter, duke pretenduar se sulmi ishte vetëmbrojtje, duke mohuar përshkallëzimin e situatës.

Nga Uashingtoni nuk është njoftuar për viktima ndërsa televizioni iranian informoi për të paktën 80 të ashtuquajtur terroristë amerikanë të vrarë dhe dëme në helikopterë dhe pajisje ushtarake.

Nga 22 raketa 2 nuk shperthyen

Ushtria irakene në një deklaratë për median tha se  22 raketa balistike synuan bazat ushtarake, 17 bazën ajrore Al Asad në provincën e Anbar, 2 nga të cilat nuk shpërthyen.

Pesë raketa goditën një bazë në provincën e Erbil në veri të Irakut. Nuk ka viktima mes forcave të sigurisë irakene nga sulmi që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.


(Harta ku jane instaluar bazat ushtarake te sulmuara nga Irani) 

EMISIONET