Dy persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

I pari u regjistrua në Burrel, ku një kamionçinë doli nga rruga dhe përfundoi nga disa metra lartësi buzë një përroi. Besim Daçi rreth 40 vjeç humbi jetën menjëherë.

Ndërsa një 18-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra në një aksident në aksin Tepelenë-Krahës.

Shqiponja Xhafa udhëtonte në një veturë me të fejuarin Sokol Brahimi, 26 vjeç që u përplas me një minibus të linjës Sarandë-Tiranë!

Policia e gjeti të renë thuajse pa shenja jete ndërsa u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal. Të plagosur mbetën 26-vjeçari që drejtonte makinën dhe 7 udhëtarë në minibus.

Ata morën ndihmën e parë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas vajza 18 vjeçare dhe 4 persona të tjerë në gjendje më të rëndë u sollën në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.

Por vajza nuk mund ti mbijetojë plagëve të përplasjes.

Të plagosurit e tjerë janë:

-Syrja Brahimi, 54 vjeç

-Endrikejd Kapa, 17 vjeç

-Petrit Rapaj, 56 vjeç

-Hanko Mara, 52 vjeç

-Zergjin Sina, 62 vjec

-Fatmir Selfaj, 60 vjec

-Robert Aliko, 55 vjec

Sipas një raporti të fundit të INSTAT për muajin shkurt, numri I aksidenteve në vend është rritur në 10.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Numri I të vrarëve dhe të plagosurve në aksidente gjatë muajit shkurt 2019 është 154 të vdekur e të plagosur duke pësuar një rritje me 4.1 për qind. shkak kryesor për aksidentet është sjellja e drejtuesve të mjeteve që në shumicën e rasteve janë të moshave 25-35 vjeç.




(Aksidenti Burrel)

/Ora News.tv/