Durrës, regjistrohet i prekuri i parë nga virusi AH1N1

Durrës, regjistrohet i prekuri i parë nga virusi AH1N1

Një 67 vjecar është në gjendje të rëndë në Durrës si pasojë e virusit të gripit AH1N1, i njohur më herët si Gripi i derrit, ndërsa një tjetër pacient është trajtuar me sukses dhe është larguar nga spitali.

 Shefi i Repartit Infektiv, Izet ALIU thotë se i moshuari është në terapi intensive.

Ndërkohë në Durrës janë regjistruar 10 raste me fruth, katër nga të cilët kishin komplikacione, por që u mjekun në kohë.

Deri tani tre viktima- Me tri viktima të konfirmuara nga Virusi Ah1N1, Elbasani ka bilancin më të rëndë të situatës gripale që sipas të dhënave të ISHP prek 19 mijë njerëz në javë.

Por në një takim të prefekturës Elbasan, drejtuesit lokalë të shëndetësisë, thanë se nuk ka vend për panik, ndërsa janë marrë të gjitha masat.

Specialistët bëjnë thirrje për vaksinim në kohë, për të parandaluar prekjen nga virozat dhe rëndimin e sëmundjes.

EMISIONET