Durrës, mjeti "C Clas" që udhëtonte me shpejtësi fluturon 20 metra kalimtaren

Një kalimtare është përplasur me një mjet tip "C Clas" i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit të Durrësit mbrëmjen e sotme, ku e moshuara rreth 60 vjeç, është hedhur të paktën 20 metra largësi. 

Gruaja po kalonte rrugën në momentin e përplasjes. Dy të rinjtë që udhëtonin me mjetin tip "C Clas" e kanë dërguar atë në spitalin e Durrësit. Të rinjtë janë ndaluar nga policia.

EMISIONET