Durrës, me maskë kirurgjie dhe pistoletë me çakmak grabit 79 300 lekë në market

Durrës, me maskë kirurgjie dhe pistoletë me çakmak grabit

Një 27 vjeçar nën kërcënimin e armës së rreme dhe i maskuar ka hyrë në një market në Durrës, duke vjedhur rreth 79 300 lekë të reja në kasë. 

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihet i riu që hyn me shpejtësi në market duke përplasur arkëtaren mënjanë dhe duke grabitur brenda pak sekondave xhiron ditore.

Policia e arrestoi autorin vetëm minuta më vonë. Në pranga përfundoi Keni Braçe, të cilit i është sekuestruar edhe pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

"Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

EMISIONET