Rënia nga kati i tretë i ish hotel Vollgës ku ishte strehuar është përcaktuar si shkak i vdekjes së emigrantit të paligjshëm që u gjet i pajetë në Durrës.   Por mbetet e paqartë, nësë ngjarja ishte aksidentale apo pasojë e një konflikti mes emigrantë të strehuar aty gjatë natës!

I riu sirian që u gjet i pajetë në Durrës, në trotuarin anësor të ish hotel Vollgës dyshohet se ishte në pritje për tu nisur në mënyrë të paligjshme drejt Gjermanisë.

Prej disa ditësh në qytetin brengdetar është evidentuar  disa grupe klandestinësh që lypim në rrugë, ndërsa janë në rrugën drejt vendeve të BE, sic dëshmon edhe ky i ri në një video të dërguar në Ora News.

Pas ekspertizës mjeko ligjore, policia e Durrësit njoftoi se i riu humbi jetën nga kati i tretë i Ish Hotel Vollgës, ku ka kaluar natën.

Aty janë gjetur disa sende personale dhe telefoni i të riut.

Në trup kishte hematoma të rënda dhe gjurmë të ngjashme me ata të prerjes me thikë.

Ndërsa në zona gjumët e gjakut janë zbuluar disa metra më larg.

Këto shenja ngrenë dyshime se ai është përfshirë në një përleshje kohët e fundit.

Kjo pistë përforcohet nga fakti se zakonisht klandestinët nuk udhëtojnë vetëm dhe sipas një dëshmitari një emigrant është parë duke u larguar me shpejtësi nga zona.

Më herët një 70 vjecare humbi jetën pasi banesa ku jetonte në lagjen 9 u përfshi nga flakët.

Viktima është identifikuar si Dashurie Koçi e cila jetonte e vetme në banesë.

Dyshimet janë se gruaja ka harruar ndezur cigaren, çka shkaktoi zjarrin.

Policia e Durrësit thonë se ende po punon për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve me viktima.

/Ora News.tv/