Durrës, goditet me thikë 50 vjeçari, arrestohet autori brenda pak minutash

Durrës, goditet me thikë 50 vjeçari, arrestohet autori brenda

Një 50 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në afërsi të stadiumit "Niko Dovana". Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në lagjen  Nr.18, ku është plagosur shtetasi me iniciale S.Dh.

I plagosuri është gjetur nga kalimtaret në trotuar dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me të marrë njoftimin, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Ende nuk dihet shkaku i plagosjes, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

EMISIONET