Dy të vdekur sot në Durrës

Dy të vdekur sot në Durrës

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Durrës.

Rasti i parë ka të bëjë me një person i cili u gjet i vdekur mengjësin e kësaj të shtunë në zonën bregdetare të Currilave në Durrës. Viktima u pikas nga pushuesit që kishin zgjedhur plazhin e Currilave për të kaluar fundjavën.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e kufomës. Sipas bluve, bëhet fjalë për 72-vjeçarin A.K., por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së të moshuarit.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se viktima nuk ka pasur shenja dhune dhe hetimet tashmë janë përqendruar në dy pista; vdekje natyrale ose mbytje në det.

Ndërsa në orët e mesditës një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke u larë në det.

Për të dyja rastet popunohet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. 



EMISIONET