Durrës, 2 vëllezër plagosen nga shpërthimi i një bombole gazi

Durrës, 2 vëllezër plagosen  nga shpërthimi i një

Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar plagosjen e rëndë të  dy vëllezërve banues në Ishëm. 

Të dëmtuarit kanë qenë duke montuar një bombol gazi në serën e tyre.

Policia informon se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bizë, Ishëm. 

Të plagosurit Sokol dhe Bardhok Poja, përkatësisht 49 dhe 44 vjeç. Të dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës

 

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET