Duro: Mbaj mbi vete përgjegjësitë. E ardhmja? Do më vinte keq për ...

Duro: Mbaj mbi vete përgjegjësitë. E ardhmja? Do më vinte

Vazhdon ecuria negative e Flamurtarit që në javën e 27-të u mposht me përmbysje 2-1 nga Kukësi. Menjëherë pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro foli në mikrofonin e Supersport ku deklaroi se merr përsipër çdo përgjegjësi për këtë situatë të vështirë.

"Situata është shumë e vështirë. Sot nuk mendoja se do humbnim, sidomos pasi shënuam. Skuadra ka një ngarkesë të lartë psikologjike, dhe ka humbur besimin. Kur e çuam takimin 1-0, mund të dyfishonim, por kur e humbëm për gabimet tona, nuk ka shpjegim, për një skuadër kaq të fortë që është treguar këtë kampionat.

"Prandaj më vjen keq. Nuk e diskutoj këtë gjë, lojtarët i kam nën kontroll. I kam marrë të gjithë vetë, sa që nuk njiheshin fare në Shqipëri. E kam ndërtuar të gjithë skuadrën vetë. Kemi punuar mirë këto ditë. Sot na mungoi rezultati, pasi për një skuadër të fortë si Kukësi, ne funksionuam. Jo se nuk e kam në kontroll situatën, por përgjegjësia është e imja. Nuk ka ndodh ndonjëherë gjithë këto takime me këto rezultate negative. Përgjegjësinë do e marr unë.

"Futbolli është i çuditshëm, skuadra luajti sot. Kjo situatë nuk është e mirë. Mbaj përgjegjësi para presidentit dhe qytetit të Vlorës. Jam trajneri më jetëgjatë në Vlorë, por në këtë situatë nuk jam mirë. Ndoshta mund të ketë zhvillime të tjera. Edhe nëse largohem, do më vijë keq për këta çuna, që kemi bërë mirë këtë sezon.

"Jo, jo. Nuk kam qenë asnjëherë në presion, por në këtë situatë ku është Flamurtari, përgjegjësitë bijnë tek trajneri. Ashtu siç mora fjalët e mira kur skuadra po ecte mirë, tashmë përgjegjësia bie tek unë. Unë jam i hapur, pasi në respekt të tifozëve të Vlorës, nuk mund të detyroj askënd. Skuadra ishte e mobilizuar sot, kaloi në avantazh, por për 15 minuta u përmbys. Ndoshta besimi i humbur ndikon tek lojtarët.

"Nuk kam asnjë koment për arbitrimin. Pavarësisht situatave të ndeshjeve, nuk e komentoj. E kam thënë, që këto janë pasoja të gjithë vitit, të arbitrimit që i është bërë gjithë vitin Flamurtarit.- tha Duro.

EMISIONET