Duma: Si i ka kapur Rama universitetet

Duma: Si i ka kapur Rama universitetet

Zëdhënësja e grupit të Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se kryeministri Rama e ka kapur universitetin nëpërmjet bordit të administrimit.

Duma: Për sa i përket kërkimit shkencor, pedagogët e universitetit publik nuk financojnë dot as për fondet e BE-së. Me bordin e administrimit e ka të kapur. Jo domosdoshmërish duhet të themi të gjitha cepat e errët.

Në qoftë se ka një shqetësim të madh në sektorët e ekonomisë shqiptare janë financat. Në qoftë se nuk e rris dot nga 3 në 5.

Hila: Dmth u ka thënë kompetencë por jo financat?

Duma: Çfarë kompetencash! Sot pedagogëve u rrezikohet vendi i punës.

Nëse sistemi do të kishte qenë kaq autonom, mendoni se e gjithë kasta e akademikëve do të vendosej përballë kryeministrit! Mendoni se do vendosej një njeri në hierarki, kryeministri dhe ata në radhë duke pritur zgjidhjen, e duke thënë se, na siguro 12 muaj paga.


EMISIONET