Deklaratat e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka duket se kanë "shpërthyer" si një bombë te Napoli.

Në një intervistë për "Corriere dello Sport", Duka konfirmoi se homologu i tij te Napoli, Aurelio de Laurentiis po mendon për një zëvendësues të Carlo Ancelottit.

E në këto kushte, mediat italiane kanë nisur të hulumtojnë emrat që mund të pasojnë "Don Carlon" në krye të jugorëve. Alternativat janë të shumta, me Luciano Spalletin që shihet si një mundësi më e vlefshme se ajo e Gennaro Gattuso.

Më e vështirë për të arritur, duket pista që të dërgon te Erik Ten Hag, teksa Unai Emery pëlqehet së tepërmi, por është i "blinduar" te Arsenal.

Lexo këtu deklaratën e Armand Dukështtps://oranews.tv/article/armand-duka-ben-lemsh-napolin-zbulon-fatin-e-ancelottit-dhe-hysajt

/Ora News.tv/