Duelet me Turqinë e Moldavinë, Djimsiti: Luajmë për Elsin, sjell vetëbesimin që kam te Atalanta

Duelet me Turqinë e Moldavinë, Djimsiti: Luajmë për Elsin,

Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 ndaj Turqisë më 11 tetor dhe tre ditë më vonë kundër Moldavisë doli mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti. Në fjalën e tij, lojtari i Atalantës tha se dy ndeshjet janë mjaft të vështira, por ekipi duhet t'i shikojmë me pozitivitet dhe të synojë pikët.

“I kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos kundër Turqisë, por besoj se kemi shanse të vërteta. Në ndeshjen e kaluar kemi bërë gabime individuale. Do ta shikojmë si një shans të ri dhe do të japim maksimumin. Më vjen keq për Hysajn që u lëndua para Kombëtares, pasi ishte dhe kapiten kur nuk ishte Mërgimi.

"Besoj do na mungojë, por do luajmë edhe për Elsin. Kam më shumë se 5 vite që jam këtu dhe kam kaluar eksperienca të mira dhe të këqija. Do të marr përgjegjësi më të mëdha dhe do vazhdojmë të shikojmë përpara. U pa dhe në ndeshjen e fundit me Islandës që u ndryshua diçka, pasi luajmë më të sigurt. Ka pasur shumë ndryshime në skuadër dhe jemi mirë me sistemin e ri që luan trajneri Reja. Mund të kemi një shans të vërtetë.

Momenti juaj i mirë? Mund të them që është një moment shumë i bukur. Gjërat që i kemi arritur me Atalantën, dua t’i bëj edhe me Kombëtaren. Vetëbesimin që e kam te Atalanta dua ta transmetoj edhe këtu në ekipin Kombëtar," u shpreh Djimsiti.

Mbrojtësi i Atalantës është kthyer në një pikë kyçe në prapavijën e kuqezinjve, me teknikun Reja që e ka aktivizuar në dy takimet e zhvilluara që prej ardhjes së tij.

EMISIONET