Duan titullin, Interi shumë pranë lojtarit të Psg-së

Duan titullin, Interi shumë pranë lojtarit të Psg-së

Interi dëshiron që këtë sezon të "thyej' hegjemoninë e Juventusit në Serie A. 

Zikaltrit janë duke bërë një sezon mjaft të mirë deri tani, por trajneri Antonio Conte dhe së fundmi edhe vet drejtuesit janë të bindur se skuadra ka nevojë për një organikë të kompletuar.Për këtë arsye, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur emrat e duhur për tu afruar jo vetëm në merkaton e janarit, por edhe në qershor.

Pikërisht sa i përket verës, drejtuesit zikaltër mendojnë të bëjnë një goditje me kosto zero. I përzgjedhuri është Layvin Kurzaëa, mbrojtësi i majtë i PSG, i cili duket se nuk po kalon një moment të mirë te kampionët e Francës.

Kontrata e tij me klubin francez skadon pikërisht në qershor, ndërkohë që drejtuesit e Interit duhet ta bindin në mënyrë që ai të pranojë transferimin në Milano.

EMISIONET