Dua Lipa ditën e djeshme ka dalë në në video live me fansat e saj në “instagram”. Ajo i njoftoi të gjithë se ka ndyshuar datën e publikimit të albumit të saj. Do dilte në datën 3 prill por ajo vendosi ta nxjerrë albumin e saj të dytë “Future Nostalgia"  në datën 27 mars .

Dhe kjo për t’i kënaqur fansat dhe për t’i bërë ata të humbasin mendjen nga koronavirusi.

Dua gjithashtu anulloi dhe koncertet e saj në Mbretërinë e Bashkuar derisa të rregullohet situata e koronavirusit.

Kur këngëtarja po fliste për këtë gjendje ajo shpërtheu në lot.

"Shpresoj t'ju sjell lumturi, shpresoj të buzëqeshni dhe shpresoj që t'ju bëj krenarë", tha Dua.






/Ora News.tv/