Dua Lipa, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula harrojnë 'inatet', ja ku do jenë së bashku

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa do të jetë shumë shpejt në Prishtinë për të performuar në festivalin e madh "Sunny Hill" në data 10,11 dhe 12 gusht.

Ajo ka zgjedhur disa reperë të dashur për publikun shqiptar që të performojnë me të. Ndër ta janë MC Kresha, Lyrical Son, DJ Gamble, Durim Xhema, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Albert Stanaj, Action Bronson, Grace Carter, SG Lewis, Col3trane e shumë të tjerë.

Këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve në profilin e saj në Instagram. Ky do jetë takimi i parë publik i Duas pas ndarjes nga Ledri. Ndërkohë edhe Dafina Zeqiri ka shijuar një romancë me reperin e famshëm por duket se nuk ndikon aspak në punën e tyre si artistë.

Dua është momentalisht në lidhje me Isac, ndërsa Dafina me një djalë të huaj. Ledri nuk ka konfirmuar ende një lidhje të re dashurie.

EMISIONET