Drogë me vlerë 20 milionë paund gjendet brenda mishit të ngrirë

Drogë me vlerë 20 milionë paund gjendet brenda mishit të

Më shumë se 200 kg kokainë është gjetur e paketuar brenda mishit të ngrirë vendosur në rimorkion e një kamioni.

Droga me vlerë mbi 20 milionë paund u gjet e mbështjellë me mish të ngrirë.

Lënda narkotike u zbulua pasi një kamion u ndalua dhe kontrollua në Essex pasi mbërriti nga Hook i Holandës të hënën.

Shoferi i kamionit, 48-vjeçari Robert Tromp nga Hillegom është arrestuar me akuzën për përpjekjen për të importuar drogë të klasit A.

Ai doli në gjykatën e Colchester Magistrates dhe do qëndrojë në paraburgim deri në datën e re të gjyqit të tij në 12 dhjetor.

EMISIONET