Drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni”, Genci Hyska i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora mohoi akuzat për neglizhencë të stafit ndaj pacientëve.

Drejtori Hyska tha se janë akuza emocionale nga ana e familjarëve që gjithkush do ti bënte në kushte të tilla.

Ai shtoi se asnjë mjek nuk dëshiron që pacienti i tij të ketë komplikime, duke shtuar fatalitet janë të pashmangshme.

Genci Hyska: “Dhimbja në situata fatale është e madhe dhe ne shpesh vëmë veten në pozicionin e tyre, se çfarë do të bënim po të ishin në vendin e atyre familjarëve. 

Dhe ne jemi njerëz, jemi gjendur në situata të kësaj natyre dhe i mirëkuptojmë. Dështimin tonë, si shqiptarë që jemi mundohemi t’ja faturojmë dikujt tjetër por kjo nuk ka të bëjë me neglizhencën. Ua siguroj me 1000%. Nuk ka absolutisht asnjë lloj mundësie që të ketë neglizhencë nga personeli. 

Asnjë mjek nuk do që gjendja e pacientëve të vet të ndërlikohet dhe të kenë komplikacione. Aq më tepër kur je edhe prind përgjegjësia është akoma edhe më e madhe. Nuk do ta pranoja kurrë në asnjë rrethanë. Se ndodhin fatalitete ndodhin. Spitali për atë punë është për të mirën dhe për të keqen.”

Më tej, mjeku Hyska  shtoi se parë nga ky këndvështrim, shkaqet e problemeve vijnë nga mosinformimi i pacientëve.

/Ora News.tv/