Drejtësia e Durrësit në pikëpyetje, Halimi: Gjyqësori po përdoret

Drejtësia e Durrësit në pikëpyetje, Halimi: Gjyqësori

Vendimin e Gjykatës së Durrësit, e cila nuk i njohu mandatin Valbona Sakos, me arsyetimin se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të paligjshme, PS nuk vendosi ta dërgonte në Apel, por sërish në të njëjtën gjykatë.

Këto dy vendime të gjyqësorit kanë vënë përballë juristët, të cilët ashtu siç ka ndodhur edhe më parë më parë me dekretet e Presidentit, kanë interpretime të ndryshme për ligjin.

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi këtë veprim të kryesocialistit Rama e quan absurd dhe kapje të drejtësisë.

Halimi: Ky është absurdi i administrimit të drejtësisë sot! Përmbajtja për mua nuk është më e rëndësishme sesa gjendja sesi përdoret drejtësia.

Halimi e sheh sajesë juridike vendimin e dytë të Gjykatës së Durrësit, pavarësisht se secili prej vendimeve është i ligjshshëm sipas tij.

Halimi: Secili prej vendimeve prezumohet i ligjshëm pavarësisht se efektet e tij mund të interpretohen sipas përmbajtjes. Një gjyqtar të nxjerr fajtor, tjetri të pafajshëm brenda 24 orëve për të njëjtën vepër. Më krijuese se kaq nuk mund të bëhet drejtësia!

Ndërsa avokati, Saimir Vishaj mendon ndryshe. E quan të ligshme kërkesen e PS dhe kompetencë e gjykatës së Durrësit për të shqyrtuar këtë çwshtje.

Vishaj: Kërkesa e PS është e ligjshme dhe përderisa kërkesa ka PS si subjekt zgjedhor, ndryshe nga e para që kishte Valbona Sakon, është kompetencë e Gjykatës së Durrësit për ta shqyrtuar.

Të njëtën kërkesë PS ka bërë edhe në Gjykatën e Tiranës për kryebashkiakun e Vorës, pasi vendimi i parë e shpalli moskompetencë të Gjykatës për t’i dhënë mandatin Agim Kajmakut.

EMISIONET