Dramatike/ Hajduti 23 vjeçar shqiptar bie nga kati i 3-të pasi zbulohet

Një i ri shqiptar ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në tentativë për të grabitur një banesë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. 

"Lastampa" shkruan se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Bëhet fjalë për një hajdut me iniciale R.M., 23-vjeç, i cili ra nga ballkoni në përpjekje për t'u larguar me një bashkëpunëtor pas një tentative vjedhje në një apartament në Fogazzaro në Loano të Italisë mbrëmjen e shkuar rreth orës 20:00.

Gjendja e tij është e dëshpëruar, shkruan gazeta, ndërsa bashkëpunëtori është larguar dhe ka humbur gjurmët. Karabinierët kanë nisur hetimet rreth rasti.

Rindërtimi i skenës së ngjarjes

Sipas një rindërtimit paraprak të asaj që ndodhi, dy hajdutë u ngjitën përgjatë tubit të shkarkimit, deri në katin e tretë të ndërtesës. Pastaj hynë në shtëpi dhe u mbyllën brenda, ku nisën kërkimet për të gjetur para apo sende me vlerë për t'i vjedhur.

Ata u tradhtuan nga kthimi i pronarëve që gjetën derën hyrëse të bllokuar dhe të ndihmuar nga fqinjët arritën ta hapnin atë, duke përdorur një çelës.

Në këtë moment, sipas hetimeve të para, pronari zbuloi dy vjedhësit duke dalë nga ballkoni i kuzhinës.

Por njëri prej të dyve u ra nga ballkoni duke pësuar lëndime shumë të rënda.

EMISIONET